Aprovohet urdhri klinik” Menaxhimi dhe trajtimi i COVID-19”, ja çfarë i obligon institucionet shëndetësore

Aktuale

Aprovohet urdhri klinik” Menaxhimi dhe trajtimi i COVID-19”, ja çfarë i obligon institucionet shëndetësore

Më: 11 gusht 2020 Në ora: 15:40
Pamje nga vendi i ngjarjes

Është miratuar nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë urdhri klinik” Menaxhimi dhe trajtimi i COVID-19”.

Me anë të së cilit do tu ofrohet mbështetje dhe trajtim të duhur të gjithë personave të dyshuar të konfirmuar me Covid-19.

Po ashtu përmes këtij urdhri synohet që të shmangen efektet e trajtimeve eventuale jo adekuate si dhe të bëhet unifikimi i trajtimit gjatë menaxhimit të pacientëve me këtë patologji.

Tutje bëhet e ditur se të gjitha institucionet shëndetësore të përcaktuara për trajtimin e pacientëve të dyshuar dhe atyre të konfirmuar me COVID-19, duhet të sigurojnë burime të mjaftueshme njerëzore si mjekë, infermierë, laborantë dhe staf tjetër mbështetës për zbatimin e këtij udhërrëfyesi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat