Deputeti i AAK-së: Aleanca nuk përkrah dialogun teknik, kërkojmë përfshirjen amerikane në bisedime

Aktuale

Deputeti i AAK-së: Aleanca nuk përkrah dialogun teknik, kërkojmë përfshirjen amerikane në bisedime

Më: 11 gusht 2020 Në ora: 15:54
AAK

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, javën që shkoi dha sinjale që mund të ketë prishje të koalicionit qeverisës, për shkak të mospajtimeve për dialogun me Serbinë.

Lidhur me këtë gjë, deputeti i kësaj partie në Kuvendin e Kosovës, Gazmend Syla, ka thënë që kjo parti nuk e përkrahë dialogun teknik i cili do të zgjaste pa afat.

“Aleanca nuk përkrah dialogun teknik me ndërmjetësim të emisarëve politikë, që do të zgjaste pa afat, sepse e kaluara na ka dhënë̈ mësim se shteti jonë nuk përfiton asgjë̈ nga ky lloj dialog”, ka thënë Syla.

Sipas tij, nga AAK-së është duke u kërkuar përfshirja e amerikanëve dhe udhëheqësve të lartë politik të Evropës në këtë proces.

“AAK-ja kërkon përfshirjen amerikane dhe udhëheqjes së lartë të Evropës të nivelit të Merkel dhe Makron, e jo të zyrtareve si Mogherini e Borell”, ka thënë ndër të tjera ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat