Deputeti i AAK-së: Ka mospajtime brenda koalicionit, tregon a e përkrahin mocionin e VV-së

Aktuale

Deputeti i AAK-së: Ka mospajtime brenda koalicionit, tregon a e përkrahin mocionin e VV-së

Më: 11 gusht 2020 Në ora: 16:01
Avdullah Hoti

Javëve të fundit ka pasur zëra se mund të ketë lëkundje të koalicionit qeverisës dhe prishje të tij, pikërisht për deklarimet e Ramush Haradinajt rreth mospajtimeve sa i përket dialogut me Serbinë.

Por, këta zëra i ka hedhur poshtë deputeti i AAK-së, Gazmend Syla.

“Në secilin koalicion mund të ketë̈ mospajtime, por nuk mendoj që kemi arritur në një fazë kur ato janë të pazgjidhshme. Nuk e përkrahim mocionin”, tha ai.

Syla ka folur edhe për bashkëngjitjen e partive të tjera në koalicion. Ai tha se Aleanca nuk vendos kushte dhe nuk e kundërshton një gjë të tillë.

“Ne kemi marrëveshje të nënshkruar me LDK-në për bashkëqeverisje. Nëse vlerësohet se Kosovës i duhet një̈ koalicion më i gjerë, Aleanca nuk e kundërshton dhe nuk vendos kushte, por, përfshirja e AAK-së duhet të bëhet në bazë të forcës politike që e ka në Kuvendin e Kosovës”, ka thënë ai.

Për sa i përket çështjes së izolimit të vendit si pasojë e virusit Covid-19, Syla ka theksuar se një vendim i tillë vetëm sa do e rriste kolapsin ekonomik në Kosovë.

“Aleanca nuk përkrah poashtu, mbylljen, izolimin, sepse ajo do e rris kolapsin ekonomik dhe nuk besojmë̈ se mbyllja e tillë është̈ në të mirë të shëndetit të qytetarëve. Hapja duhet të vazhdojë, por normalisht me masat e caktuara nga ekspertët shëndetësor”, ka thënë deputeti i AAK-së.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat