A janë këta deputetët që do t’i bashkohen partisë së Vjosa Osmanit? Ishin së bashku me kryeparlamentaren në Mitrovicë

Aktuale

A janë këta deputetët që do t’i bashkohen partisë së Vjosa Osmanit? Ishin së bashku me kryeparlamentaren në Mitrovicë

Nga: D.RR Më: 11 gusht 2020 Në ora: 20:22
Kryeparlamentarja Vjosa Osmani, ka vizituar sot qytetin e saj të lindjes, Mitrovicën, në kuadër të "Vizitave të gjelbra”.

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani, ka vizituar sot qytetin e saj të lindjes, Mitrovicën, në kuadër të "Vizitave të gjelbra”.

Osmani ka shkruar se sot nuk mund të mos kishin në fokus pandeminë me të cilën po ballafaqohemi, por e trajtuan atë nga prizmi i mbrojtjes së mjedisit.

Ajo që ra në sy, ishte vizita e Osmanit së bashku me disa deputetë të Kuvendit të Kosovës.

Vet kryeparmentarja njoftoi se së bashku me të ishin edhe deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli, deputeti i VV-së, Hajrullah Çeku dhe deputetja e AAK-së, Albena Reshitaj.

Vjosa Osmani u shkarkua nga LDK-ja nga të gjitha pozitat, ndërsa pritet që ajo të hap një parti të re në skenën politike në Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat