Krasniqi: Situata epidemiologjike do të rëndohet në vjeshtë - Bota Sot
Krasniqi: Situata epidemiologjike do të rëndohet në vjeshtë

Aktuale

Krasniqi: Situata epidemiologjike do të rëndohet në vjeshtë

Më: 11 gusht 2020 Në ora: 20:46
Valbon Krasniqi

Infektologu Valbon Krasniqi ka thënë se po përgatiten për përballje me virusin edhe në vjeshtë, ku situata do  të rëndohet pasi shfaqet edhe gripi sezonal.

“Duhet të kemi parasysh që në vjeshtë mund ta kemi edhe gripin sezonal, mbase do të jetë një sfidë jashtëzakonisht e madhe edhe për të gjitha institucionet shëndetësore prandaj po bëjmë edhe këto përgatitje për tu përballur sa më lehtë”, ka thënë Krasniqi.

Për këtë Krasniqi ka thënë se përves punësimit të 100 mjekëve dhe 100 infermierëve planifikojnë që të punësojnë edhe staf tjetër.

“Kemi pasur sfida edhe sa i përket stafit shëndetësorë, Ministria e Shëndetësisë më herët ka bërë  punësimin e 200 personave, 100 mjek dhe 100 infermierë dhe të tjerë. Poashtu ka shpallur konkurs për specializime për mbi 1 mijë pozita, poashtu ne jemi në planifikim të punësimit të një numri të konsiderueshëm të infermierëve në mënyrë që i gjithë ky kontingjent i mjekëve dhe infermierëve të jenë të përgatitur për muajt e vjeshtës për tu kyçur direkt në luftën ndaj Covid-19”, ka thënë Krasniqi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat