Besnik Tahiri: Nuk është fundi i botës që LDK’ja s’na tregoi paraprakisht për Skender Hysenin

Aktuale

Besnik Tahiri: Nuk është fundi i botës që LDK’ja s’na tregoi paraprakisht për Skender Hysenin

Më: 11 gusht 2020 Në ora: 22:55
Besnik Tahiri

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka folur për mospajtimet me parterin e koalicionit, Lidhjen Demokratike të Kosovës, për dialogun me Serbinë.

Tahiri ka thënë në emisionin “Pressing”, se partia e Ramush Haradinajt është “kundër zbritjes së dialogut nga niveli i kryeministrit”.

“Jemi për që ai dialog të vazhdojë në nivel politik”, është shprehur ai.

Sipas Tahirit, dialogu “rrëshqet” nga ky nivel kur “fillon të trajtosh temë, temë, temë. Nuk ka temë teknike”.

I pyetur se a ka qenë AAK’ja e njoftuar paraprakisht për emërimin e Skender Hysenit koordinator për dialogun nga kryeministri Avdullah Hoti, Tahiri është përgjigjur: “Jo”.

“Kam diskutuar me kryeministrin Hoti. Nuk e befasojmë njëri-tjetrin. Ajo çështje është në diskrecion të kryeministrit”, ka thënë më tej Tahiri.

Megjithatë, sipas tij, ky emërim “është dashur të diskutohej paraprakisht, por nuk është fundi i botës”.

“Fundi i botës është rezultati. Aty e kemi problemin”, ka deklaruar Tahiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat