Ushtaraku Shqiptaro-Amerikan, Muharrem Maralusha, në një postim në Facebook pretendon se i ka lexuar raportet e atyre nga Kosova që janë intervistuar në Gjykatën Speciale.
Ai thotë se presidenti Thaçi u rekomandoi të gjithëve që të mbrohen në heshtje, e sipas tij, arsyeja është që Thaçi frikësohej si ndokush do të jap deklarata negative kundër tij.
Postimi i tij i plotë:
Thaçi për katër ditë sa ndejti në Hagë, gjatë gjithë kohës këndoj si bylbyli në pranverë. Në të njëjtën kohë, si deklaroj Gjeneral Rexhep Selimi, Thaçi i rekomandoj të gjithëve që të mbrohen në heshtje. Arsyeja ishte se Thaçi frigohej që ndokush do të jap deklarata negative kundër tij. "ÇFAR TRIMI KOSOVA KA PER PRESIDENT. Askush nuk ja kalon burrninë e tij, se askush nuk është frikacak. Çka e deklaroj Rexhep Selimi është e vërtetë, se i kam lexuar raportet e atyre nga Kosova qe janë intervistuar në Hagë.