Diskutime të ashpra për Karaçevën në Komisionin për Siguri, përmendet shkarkimi i Rashit Qalajt

Aktuale

Diskutime të ashpra për Karaçevën në Komisionin për Siguri, përmendet shkarkimi i Rashit Qalajt

Më: 12 gusht 2020 Në ora: 10:36
Komisioni për Siguri

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes “Vetëvendosje”, Rexhep Selimi ka korigjuar deputetin e AAK-së, Bekë Berisha, i cili ka shtrembëruar mbiemrin e ish-ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelel Sveçla.

“Jo Skeflla. Ai mbiemrin e ka Sveçla”, ka deklaruar Selimi, në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes ku po diskutohet lidhur me situatën e sigurisë.

Në Komisionin për Çështje të Sigurisë në Kosovë është duke u diskutuar për hyrjen e xhandarmërisë serbe brenda territorit të vendit.

Aty po zhvillohet debat intenziv mes deputetit të AAK-së, Bekë Berisha dhe atij të Vetëvendosjes, Rexhep Selimi.

Berisha përmendi edhe shkarkimin e drejtorit të Policisë, nëse i njëjti nuk ka kryer detyrat e tij.

“Ky duhet me e shkarku. Le të dihet, se drejtori i Policisë nuk e kryen detyrën e vet, duhet me u shkarku dhe duhet me dhënë përgjegjësi”, tha Berisha.

E deputeti i VV-së, Rexhep Selimi tha se problemi me Karaçevën nuk zgjidhet me një veprim të policisë.

Sipas tij, atje gabimisht po quhet zonë neutrale, sepse sipas tij ajo pjesë i takon Kosovës.

“Banorët çdo javë janë anku. Banorët është dashtë me i dëgju në secilën situatë. Problemi me Karaçevën nuk zgjidhet me një veprim të policisë. Atje ka vazhdu të mbetet një zonë neutrale, që faktikisht nuk është e tillë. Sa i përket mungesës së ministrit dhe informacionit të mjaftueshëm, unë mund të them se po mungon komunikimi me institucionet. Nëse ndërhynë policia atje, shteti duhet me reagu sikur është shkelë territori”, tha ai.

I menjëhershëm ishte reagimi i deputetit Bekë Berisha. Ky i fundit tha se Kosova duhet të reagojë ndaj këtyre veprimeve.

“Këto gjana duhet të identifikohen nga AKI-ja dhe nga Policia Kufitare, dhe nuk duhet të fshehim krytë në zall. Ministri i Mbrojtjes paska thanë unë e kam vet KFOR-in. Kam qejf me e vetë a ta kanë kthy përgjegjen dhe çka të kanë thanë. Qajo ushtri, ka ba krime në Kosovë. Janë hi kanë tmerru njerëz”, ka thënë ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat