Ndodhë edhe kjo: Miza në infuzionin e pacientit i cili po shërohet nga Covid-19

Aktuale

Ndodhë edhe kjo: Miza në infuzionin e pacientit i cili po shërohet nga Covid-19

Nga: E.R Më: 12 gusht 2020 Në ora: 12:45
foto nga vendi ngjarjes

Dhomat e Klinikës Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, tanimë janë mbushur me pacientë që janë prekur nga COVID-19.

Fatkeqësisht, 354 raste kanë përfunduar me vdekje duke llogaritur edhe 13 rastet e 24 orëve të fundit në Kosovë, ndërsa rastet e reja pozitive me COVID-19 çdo ditë janë të larta.

Një pacient që është duke u kuruar nga koronavirusi në QKUK, po e merrte infuzionin ku gjendet miza në të.

Image

Fotoja është bërë nga vetë pacienti dhe i është dërguar Gazetës ‘’Bota sot’’, ku në fotografi shihet se miza është brenda pakos së infuzionet në pjesën ku rrjedh ilaçi.

Menjëherë pasi pacienti ka vërejtur këtë mizë në infuzionin e tij ka lajmëruar infermieret të cilët ia kanë ndërruar infuzionin, por e gjitha ka ndodhur pasi pacienti ka marrë më shumë se gjysmën e infuzionit.

Pacienti informon se infuzioni që i është dhënë është hapur para tij dhe sigurisht që miza ka qenë në paketim por që nuk është kontrolluar nga infermieret apo vërejtur nga ta.

Pacienti shkruan se ndjehet i frikësuar pasi mizat mund të bartin infeksione dhe ai posa ka dalë nga një javë qëndrimi në mjekim intensiv me respirator.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat