Dumoshi dhe Jashari zbulojnë punimin “I Love Kosova " të Qendrës Rinore në Skenderaj

Aktuale

Dumoshi dhe Jashari zbulojnë punimin “I Love Kosova " të Qendrës Rinore në Skenderaj

Nga: D.B. Më: 12 gusht 2020 Në ora: 13:53
Dumoshi dhe Jashari

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Republikën e Kosovës Vlora Dumoshi së bashku me kryetarin Jashari kanë zbuluar punimin “I Love Kosova " të Qendrës Rinore, i cili gjeti vend në sheshin “Idriz Rreci” në Skenderaj.

Dumoshi ka falënderuar kryetarin Jashari për mbështetjen e vazhdueshme dhe për projektet e përbashkëta të cilave do t’u japim shtysë.

Postimi i plotë:

Në Skenderaj bashkë me Kryetarin Jashari zbuluam punimin “I Love Kosova " të Qendrës Rinore, i cili gjeti vend në sheshin “Idriz Rreci” në Skenderaj.

Falënderoj Kryetarin Jashari për mbështetjen e vazhdueshme dhe për projektet e përbashkëta të cilave do t’u japim shtysë.

Gjeta rastin të ftoj të gjithë̈ të rinjtë̈ e Skenderajt që të aplikojnë̈ në thirrjet publike për përkrahje të MKRS-së.

Pata rastin të vizitoj edhe pastiçerinë̈ “Snap Cake” i cili në kuadër të projektit “Praktika në punë” është̈ mbështetur nga Departamenti i Rinisë në MKRS.

Më gëzoi jashtëzakonisht fakti të shoh se si mbi 10 të rinj janë̈ angazhuar në këtë̈ ndërmarrje sociale, gjë̈ që reflekton më së miri shpirtin ndërmarrës të të rinjve të vendit tonë, të cilët me përkrahjen e duhur arrijnë̈ të ecin përpara në biznes e ndërmarrësi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat