Ja veprimi i radhës i Gani Gecit në Karaçevë

Aktuale

Ja veprimi i radhës i Gani Gecit në Karaçevë

Nga: N.Sh Më: 12 gusht 2020 Në ora: 15:30
Gani Geci

Ish-ushtari i orëve të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ish-deputeti Gani Geci sot ka qëndruar në Karaçevë.

Geci ka marr pjesë në protestën e organizuar nga banorët e kësaj treve kundër hyrjes së xhandarmërisë serbe në këtë fshatë ku terrorizuan banorët.

Ish-deputeti, pas protestës është takuar me ish-kryetarin e LDK-së Shaip Surdullin i cili është edhe aktivist i çështjes kombëtare në Kosovë dhe Zvicër.

Ata më pas kanë shkuar në shtëpinë e Shefket e Hasan Bernjashit në brezin kufitar Kosovë-Serbi dhe kanë pi kafe të gjithë së bashku.

Ndryse, Geci ka kërkuar gjatë protestës që të mbrohet territori i Kosovës.

Ai ka apeluar që Forca e Sigurisë së Kosovës në koordinim me KFOR-in duhet të merret me sigurinë.

“Kuvendi i Republikës së Kosovës në vend që të merret me mbrojtjen e vendit po merret me disa individë që janë thirrur nga Gjykata Speciale”, tha Geci në protestë.

Ai tha se protestës i është bashkangjitur si qytetar, ndërsa ka qenë i veshur me ngjyrat e ushtrisë.

“Forca e Sigurisë së Kosovës në koordinim me KFOR-in duhet të merren me sigurinë. KFOR-i dhe qytetarët nuk duhet të bien pre e provokimeve. Ne duhet ta mbrojmë territorin e Kosovës dhe gjithë deputetët duhet ta mbrojnë territorin e Kosovës”, tha Geci. 

Postimi i plotë:

Sot, isha prezent në protestën e banorëve të fshatit Karaqevë kundër hyrjes se xhandarmërisë serbe në këtë fshatë të brezit kufitar me Serbinë.

Pas përfundimit të protestës me ftesën e ish kryetarit të LDK-së Zt. Shaip Surdullit dhe aktivistit të kahmotshëm të LDK-së të çështjes kombëtare në Kosovë dhe Zvicër erdhëm me pi nga një kafe në shtëpinë e Shefket e Hasan Bernjashit, pikërisht në brezin kufitar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat