Rezulton pozitiv me Covid-19 nënkryetari i Podujevës, Nexhmi Rudari

Aktuale

Rezulton pozitiv me Covid-19 nënkryetari i Podujevës, Nexhmi Rudari

Më: 12 gusht 2020 Në ora: 15:37
Nexhmi Rudari

Listës së politikanëve që janë prekur me Covid-19, i është shtuar edhe nënkryetari i komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari, e i cili në mungesë të kryetarit të komunës, ushtron edhe detyrën e të parit të kësaj komune.

Më poshtë e gjeni të plotë njoftimi e tij:

Të dashur familjarë dhe miq,

Të nderuar qytetarë

Pas dyshimeve dhe qëndrimit disa ditorë në vetizolim jam testuar për COVID-19.

Nga IKSHKP, sot më është konfirmuar se kam rezultuar pozitiv.

Me shëndet jam shumë mirë dhe nuk kam asnjë lloj shqetësimi shëndetësor.

Ditët në vijim, sipas rekomandimeve do t’i kaloj në izolim dhe gjithë procesin e punës, ashtu si këto ditë, së bashku me bashkëpunëtorë do ta mbikqyrë dhe do ta organizoj nga shtëpia.

Ju ftoj të gjithëve që tu përmbaheni rregullave të IKSHPK-së, virusi është real dhe serioz, mos ta lejojmë që të bëhet shkatërrues i jetës tonë dhe familjareve tona.

Shëndet!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat