Deputetja e PDK-së: Kosova sa më parë duhet ta gëzojë liberalizimin e vizave për të miren e rinisë së vendit

Aktuale

Deputetja e PDK-së: Kosova sa më parë duhet ta gëzojë liberalizimin e vizave për të miren e rinisë së vendit

Nga: M.H Më: 12 gusht 2020 Në ora: 15:55
Ariana Muslio-Shoshi

Deputetja nga radhët e PDK-së, Ariana Muslio-Shoshi përmes një shkrimi në facebok ka shkruar në lidhje me ditën e të rinjve.

Muslio-Shoshi shprehët me plotë pozitivitet për të rinjtë e Kosovës duke thënë që të rinjtë e vendit tonë janë shumë të talentuar mirëpo kufizimi i lëvijzës së lirë ka bërë që vendin se ku duan të studiojnë ta mendojn pasiqë BE ende nuk ka dhënë një zgjidhje.

Ky diskriminim duhet të përfundojë njëherë e mire shkruan më tej deputetja, transmeton “Bota sot”.

Postimi i plotë

Të rinjtë e përbëjnë numrin më të madh të popullsisë në Kosovë. E si të tillë vazhdojnë të përballen me pamundësi të shumta.

Të rinjtë tanë janë të talentuar dhe me plot energji për ta zhvilluar vendin e tyre.

Në Ditën Ndërkombëtare të Rinisë duhet të kërkojmë e të punojmë bashkë që atyre t'u sigurohen nevojat bazike për qasje në arsim dhe shëndetësi, që t'u ofrohet përfshirje më e madhe në vendimarrjen politike për çështjet që i preokupojnë. Ata duhet të kenë mundësi të zgjedhin vendin se ku do të mësojnë, studiojnë dhe punojnë.

Por, të rinjtë tanë nuk mund t'i shfrytëzojnë mundësitë që i ofron bota, sepse u mohohet lëvizja e lirë, një e drejtë bazike universale.

• Ata e humbin mundësinë për t'u shkolluar e për të sjell përvojën perëndimore sepse u kërkohet vizë për të kaluar kufirim.

• Ata e humbin mundësinë për të punuar gjatë punëve sezonale sepse sërish u kërkohet vizë për të udhëtuar.

Ky diskriminim duhet të përfundojë njëherë e mirë. Kosova sa më parë duhet ta gëzojë liberalizimin e vizave në mënyrë që të jenë të barabartë me të rinjtë evropianë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat