Hoti: Laboratorët privatë do të monitorohen nga shteti

Aktuale

Hoti: Laboratorët privatë do të monitorohen nga shteti

Nga: D.B. Më: 12 gusht 2020 Në ora: 16:42
Avdullah Hoti

Kryeministri i vendit Avdullah Hoti përmes një postimi në Facebook ka treguar se autoritetet e Republikës së Kosovës do ta monitorojnë sjelljen e institucioneve shëndetësore të licencuara për testime për SARS-CoV-2.

Sipas Hotit, e gjithë kjo do të bëhet në mënyrë që të evitohet çfarëdo devijimi me çmimet për këtë shërbim

Postimi i plotë:

Autoritetet e Republikës së Kosovës do ta monitorojnë sjelljen e institucioneve shëndetësore të licencuara për testime për SARS-CoV-2, në mënyrë që të evitohet çfarëdo devijimi me çmimet për këtë shërbim. Kjo është konfirmuar edhe dje në takimin që Ministri i Shëndetësisë ka zhvilluar me Kryetarin e Autoritetit Kosovar të Konkurrencës. Qeveria do të ofrojë mbështetje për institucionet që e monitorojnë këtë proces.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat