​Kryesia e Kuvendit vendos për formimin e komisionit hetimor për leje të hidrocentraleve

Aktuale

​Kryesia e Kuvendit vendos për formimin e komisionit hetimor për leje të hidrocentraleve

Më: 12 gusht 2020 Në ora: 17:20
Ilustrim

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka shqyrtuar sot propozimin e deputetit të LDK-së Haxhi Avdyli, mbështetur edhe nga 41 deputetë tjerë nënshkrues, për formimin e Komisionit Hetimor Parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet të hidrocentraleve në Republikën e Kosovës.

Pas diskutimeve, Kryesia vendosi që formimi i këtij komisioni të jetë pikë e rendit të ditës në seancën e të premtes, 14 gusht 2020.

Sipas vendimit të seancës së datës 7 gusht, pikë e parë rendit të ditës së seancës së të premtes, do të jetë shqyrtimi i dytë i Projektligjit për parandalimin dhe luftimin e COVID-19. Po ashtu, seanca do të shqyrtojë për herë të parë Projektligjin nr. 07/L-016 për Rimëkëmbjen Ekonomike - COVID-19.

Në vazhdim të mbledhjes së sotme, e cila u mbajt në formë virtual, Kryesia u njoh me ecurinë e punimeve të Asamblesë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore, të zhvilluar gjatë muajit qershor të këtij viti dhe për herë të parë të kryesuar nga Kosova.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat