Nga sot ka nisur projekti i skanimit të kartotekave të vjetra të letërnjoftimeve

Aktuale

Nga sot ka nisur projekti i skanimit të kartotekave të vjetra të letërnjoftimeve

Më: 12 gusht 2020 Në ora: 17:24
Pamje nga takimi

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu vizitoi sot Agjencinë për Regjistrim Civil ku nga kryeshefi i këtij agjencioni Bekim Hoxha u informua për së afërmi për mbarëvajtjen e punëve dhe sfidat që janë duke kaluar në përballimin e fluksit gjatë pandemisë me koronavirus.

ARC çdo ditë është duke bërë ndryshime në avancimet e sistemeve si dhe lehtësimin e proceduarave në ofrimin e shërbimeve sa më të mira për qytetarët.

Kryeshefi i këtij Agjencioni, Hoxha njoftoi se nga sot, ka filluar projekti i skanimit të kartotekave të vjetra të letërnjoftimeve dhe të pasaportave deri në vitin 1999.

Ky projekt, është vazhdimësi e digjitalizimit të të dhënave të ARC-së dhe bashkë me projektin e sistemit të terminëve “online”, qytetarëve po u lehtësohet procedura e kryerjes së shërbimeve.

Ministri Veliu shprehu vendosmërinë e tij për luftimin formave të ndryshme të korrupsionit dhe ruajtjen e të dhënave të qytetarëve të Kosovës.

Veliu u shpreh i kënaqur me menaxhimin e punëve që janë duke u bërë në këtë agjenci, dhe kërkoi mirëkuptimin e qytetarëve për mbajtjen e rendit dhe aplikimin e masave mbrojtëse në parandalimin e përhapjes së COVID-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat