A do të hyjë PDK në Qeveri?! Kjo është përgjigja e Isa Mustafës

Aktuale

A do të hyjë PDK në Qeveri?! Kjo është përgjigja e Isa Mustafës

Më: 12 gusht 2020 Në ora: 17:50
Isa Mustafa

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës i cili pak ditë më parë është shëruar nga Covid 19, u është kthyer punëve në parti.

Në një prononcim për T7, të cilin Isa Mustafa e ka dhënë derisa ka qenë duke shkuar në Kuvendin e Kosovës, thotë se do të diskutojë me partnerët e tij edhe për inkuadrimin e PDK’së në Qeveri dhe se beson “se të gjithë çështjet janë të zgjidhshme”.

Kreu i LDK’së, Isa Mustafa, thotë se akoma nuk ka folur me PDK’në për përfshirje në Qeveri, por thotë se së shpejti do të ulet dhe t’i diskutoj të gjitha cështjet me partnerët qeveritarë.

“Jo s’jemi diskutu, por do të ulem me partnerët, me z. Haradinaj, me z. Limaj, me Kryeministrin,  të bisedojmë për të gjitha çështjet dhe besoj se të gjitha janë të zgjidhshme”, ka thënë Mustafa.

Kreu i LDK’së, i pyetur për çështjen e Presidentit, thotë se njëherë për njëherë nuk është temë e koalicionit qeverisës, dhe kjo situatë mund të ndryshojë vetëm nëse presidentit Hashim Thaçi i konfirmohet aktakuza nga Dhomat e Specializuara. “Për presidentin, njëherë nuk është kjo temë, deri në prillin e vitit të ardhshëm është presidenti Thaçi. Presim vendimin e gjykatës [Dhomave të Specializuara] se a konfirmohet, uroj të mos ndodhë”, tha Mustafa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat