Qorrolli shpërthen ndaj partive politike në Kosovë, ja kë e quan “dele”

Aktuale

Qorrolli shpërthen ndaj partive politike në Kosovë, ja kë e quan “dele”

Nga: A.Zh Më: 12 gusht 2020 Në ora: 18:56
Vigan Qorrolli

Analisti i çështjeve politike Vigan Qorrolli, ka hedhur akuza të rënda nja Këshillit të Përgjithshëm të partive politike në Kosovë.

Ai i ka quajtur “dele” dhe “servilë” zyrtarët e partive politike, duke thënë se ata veprojnë me sy mbullur për të kënaqur epshet e shefave të tyre, përcjell Bota sot.

Kjo sipas tij, vetëm për të fituar një post.

Reagimi i Qorrollit në Facebook:

Në krejt mexhlisin politik kosovar — cirkusi më i veçantë i joseriozitetit dhe i hipokrizisë — janë të ashtuquajturat Këshilla të Përgjithshëm dhe/ose Drejtues të partive politike.

Në ato këshilla mblidhen ca dele prej servilësh që votojnë syqorraz për t’i kënaq mazohikisht epshet e liderëve të tyre.

Ato epshe më pas përkthehen në servilizëm të riciklueshëm sa për t’u bërë diku sekretar, ministër, rojtar, shtegtar, gjuetar apo mjelës.

Kosova s’ka demokraci, ka autokraci delesh të servilosur, njerëz politik pa unë, pa dine e pa imane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat