“Marrëveshja” për postin e presidentit, kërkohet edhe shkarkimi i Vjosa Osmanit

Aktuale

“Marrëveshja” për postin e presidentit, kërkohet edhe shkarkimi i Vjosa Osmanit

Nga: A.Zh Më: 12 gusht 2020 Në ora: 19:43
Vjosa Osmani

Anëtari i Partisë Parlamentare të viteve të 90-ta në Kosovë, Sali Rexhaj, ka thënë se presidenti i ri duhet të zgjidhet me marrëveshje politike mes LDK-së, PDK-së, AAK-së, Nismës dhe AKR-së.

Ai ka thënë se nuk duhet të hapet luftë për pushtet, por postet duhet të ndahen sipas peshës politike.

Për t’u bërë kjo, sipas tij, duhet të shkarkohet nga posti kryetarja e Kuvendit të Kosovës Vjosa Osmani dhe në vend të saj të emërohet dikush nga subjektet politike, përcjell Bota sot.

Rexhaj ka thënë se duhet të diskutohet edhe posti i presidentit, nëse LDK dëshiron të vazhdojë me Avdullah Hotin si kryeministër.

Reagimi i Rexhajt në Facebook:

Presidenti?!

LDK/PDK/AAK dhe Nisma me AKR, duhet ta zgjedhin presidentin në marrëveshje mes vete.

Kjo gjë është mirë që të mos politizohet as të hapet luftë për pushtet me kauza pa lidhje, siç ka ndodhë në të kaluarën me demarkacion e asociacion, gjë e cila na ka humbë shumë kohë e shtrenjtë na ka kushtuar me mos liberalizim të vizave.

Secili nga këto subjekte shtetformuese duhet të marrë poste sipas peshës politike.

Për t’u arrit kjo letrat duhet të hapen nga fillimi.

Të shkarkohet Vjosa dhe postin e kryetarit të Kuvendit ta marrë një nga këto subjekte, sepse LDK-së nuk i takojnë kryeparlamentari e kryeministri. Pastaj, të diskutohet edhe posti i presidentit, nëse LDK dëshiron të vazhdojë me Hotin si kryeministër.

Pra, duhet të ketë ndarje korrekte të posteve, po edhe sjellje me përgjegjësi të këtyre subjekteve politike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat