Profesori nga Amerika: Kështu u injorua Skender Hyseni në Amerikë, vizita e tij ishte provokim i Thaҫit dhe Mustafës për zyrtarët amerikanë

Aktuale

Profesori nga Amerika: Kështu u injorua Skender Hyseni në Amerikë, vizita e tij ishte provokim i Thaҫit dhe Mustafës për zyrtarët amerikanë

Nga: H.O. Më: 12 gusht 2020 Në ora: 20:51
Ilustrim

Profesori dhe doktori, që jeton dhe vepron në Amerikë Binak Maxharraj ka komentuar vizitën e koordinatorit për bisedime Kosovë-Serbi, Skender Hysenit në Amerikë.

Ai këtë vizitë e ka quajtur si një dështim të plotë, madje thotë se i ka dhënë një hije të keqe Kosovës, duke u refuzuar nga zyrtarët e lartë amerikanë për takim. Sipas tij, kjo vizitë e Hysenit u përdor nga Presidenti Hashim Thaҫi dhe kreu i LDK-së, Isa Mustafa për të parë reagimin e zyrtarëve amerikanë, pas dështimit të dialogut të planifikuar më 27 qershor të këtij viti.

Më poshtë gjeni prononcimin e plotë nga profesor Binak Maxharraj:

MJERIMI DHE INJORIMI I SKENDËR HYSENIT?

Skender Hyseni me një disharmoni trupore  vjen nga kopshti i çudirave akademike të LDK që udhëheqet nga Isa Mustafa-Struci. Ky njeri i padefinuar mirë, pa ndonjë profesion të caktuar, merret me çdo gjë për të përfunduar në asgjë. Doli nga pluhuri në raftet e akademisë së LDK që me qëllim të bëhet mollë sheri në qeverinë e Strucave që e udheheq Struci Avdullah Hoti. Është njeri kallauzë të cilit nuk i pretë goja kur fletë. Është njeri që pretendon se dinë çdo gjë, por në të vërtetë nuk dinë asgjë, pos pshtjellimeve dhe lëpirjeve të duarve të atyre që ua mbanë qantat.

Skender Hyseni është një vegël përdoruese i përshtatshëm për të gjithë, sidomos i atyre të cilëve me plotë servilizëm dhe përulësi u shërben.

Skender Hyseni nuk ka ndonjë autoritet në partin e tij, por as në popull hiq se hiq, ata të LDK e përdorin si mjet për kusuritje me partitë tjera.

Skender Hyseni as vetë nuk e dinë mirë se cilës parti i përket, ai është në shërbim atje kudo që bosat e tij/Thaçi-Mustafa/ e kanë interesin e përbashkët. Kur është puna te interesi ai nuk e dallon shefin e tij Isa Mustafën-Strucin nga Hashim Thaçi, sepse këta të dytë e grahin njësoj.

Në partinë e tij në LDK Skender Hyseni është një njeri i dështuar, nuk ka autoritet te anëtarësia dhe elektorati i LDK. Është njeriu më i pavotuar në LDK. Në zgjedhjet e viti 2017 pësoi katastrofë elektorale, nuk arriti të bëhet as deputet i fitoi vetëm 2069 vota, kurse në zgjedhjet e 6 tetorit 2019 nga frika e dështimit total nuk mori fare pjesë në zgjedhje, sepse siç po vërehet është njeri i injoruar nga populli dhe nga zoti, por jo edhe nga mafia e krimit të organizuar brenda LDK dhe Klanit Pronto.

Pra, Skender Hyseni ka diçka të veҫantë, dinë me dredhë e ç’dredhë, është servil i mrekullueshëm i atyre që e kanë fuqinë e vendosjes, gjithëmonë është në shërbim të interesave të tyre. Ky njeri në cilësinë e ministrit të brendshëm së bashku me Hashim Thaçin me 2015 në Vjenë e nënshkruan humbjen e territorit të Kosovës, Çakorrin dhe Kullën duke ia kaluar (ku me dijtë se më çfarë çmimi Malit të Zi hiq më pak se 8200 hektarë).

Por ajo së çka e damkos këtë biqim njeri është roli i tij në punët e liga në rrëximin e qeverisë Kurti me të mirën që kishte Kosova deri me tani. Qeveria Kurti filloi punën mbarë sipas premtimeve që i kishte dhënë gjatë zgjedhjeve të ç’kapë shtetin nga mafia e krimit të organizuar, të luftoj korrupcioni dhe të vë drejtësi në vend. I kapi paniku të gjitha klanet e krimit të organizuar dhe u betuan se do ta rrëxojnë qeverinë Kurti. Albin Kurtin e shpallën antiamerikan, po na prishë me Amerikën dhe u betuan se këtë njeri duhet rrëxu. Dhe Skender Hyseni doli nga hieja.

Ky njeri me urdhërin e kupoles së krimit të organizuar dhe korrupcionit, Skender Hysenin e dërguan privatisht në Uashington te miku i dallaverev të Hashim Thaçit, Richard Grenell për të kërkuar ndihmë për rrëximin e qeverisë. Richard Grenell nuk hetizoi u doli në ndihmë pasiqë Albin Kurti e kishte akuzuar se po i jep zjarr se bashku me Thaçin dhe Vuçiq për ndarjen e Kosovës. Qeveria  Kurti u rrëxu. Për herë të parë me ndihmën e një amerikani antiamerikan siç ishte Richard Grenell u përdhosën vlerat demokratike amerikane në Kosovë duke e rrëxuar qeverinë e popullit dhe duke e kthyer në pushtet mafinë e korruptuar. Për këtë ambasadori Grenell nuk u pa me sy të mirë në qarqet e pushtetit në Amerikë dhe si i këtillë përjetoi fijasko.

Duke e ditur besnikërin e Skender Hysenit kupola e krimit të organizuar dhe e korrupcionit më të ardhur në pushtet përmes qeverisë kukull të Strucave të Avdullah Hotit Skender Hysenin e emëroi për koordinator në dialogun Kosovë-Serbi, anipse lidhje nuk ka për këtë punë dhe së ështe i paaftë të ballafaqohet me Vuqiqin tepër agresiv.

Avdullah Hoti kishte vendosur që me insistimin e Thaçit dhe të Mustafës për mbrojtjën e interesave te tyre biznisore, korruptive ta emërojnë njeriun e tyre Skender Hysenin, njeriun më të paautoritetshëm në LDK dhe pa kurrfarë peshe politike. Këtë emërim kryeministri Hoti e bëri pa i pyet fare, pa kurrëfare koordinimi me Aleancën dhe Nismën.Për këtë arsye filloj pëlcitja dhe përqarje midis subjekteve të këtij koalicioni të brishet, të papërfillet dhe pa peshë politike për të vendos për çështje të mëdha për vendin. I ashtuquajturi koordinator i Kosovës në procesin e dialogut me Serbinë nuk e përfaqëson Kosovën, sepse ky farë kordinatori nuk ka mandat kushtetues dhe politik dhe se në këtë dialog është ilegjitim. Thjesht është kordinator vetëm për interesat e Hashimit dhe të Isa Mustafës.

Derisa e tërë bota, po edhe SHBA si dhe Kosova janë në vorbullën e luftës kundër pandemisë, dhe se liderët e SHBA nuk lëvizin nga vendi i tyre sepse janë të angazhuar në luftimin kundër pandemisë. Por, ky biqim njeriu Skender Hyseni pa pritmas deklaroi se do të udhetoi për në Uashtington, ku do të zhvilloi takime me zyrtatët e lartë të Departamentit t shtetit dhe në Shtëpinë e Bardhë, për t’i koordinuar punët rreth dialogut në procesin e negociatave.

Nuk dihet se për këtë udhetim misterioz a ja dha vizën Isa Mustafa, Hashim Thaçi apo Avdullah Hoti, apo ndoshta me pëlqimin e të treve që ai të shkojë në Uashington në këtë kohë krize pandemike.

Befasia është edhe më e madhe kur dihet se dialogu midis Kosovës dhe Serbisë në Uashington është ndërprerë qysh më 27 qershor, pas lajmit skandal për Hashim Thaçin të cilit iu bë publike aktakuza për krime lufte dhe krime kundër njerzimit.

Pra si është e mundur që dikush të shkoj në Uashington gjoja për bisedime në një dialog i cili është ndërprerë dhe si i tillë është zhvendos në BE. Por, ky dialog është ndërprerë edhe për shakun se nuk kishte pajtueshmëri të plotë midis Shtëpisë së Bardhë dhe Departmentit të shtetit Amerikan.

Por, sekreti qëndron diku tjetër, kjo shkuarje ka të bëjë më lojërat e Thaçit dhe Mustafës, më prekje pulsite se si do reagon Uashtingtoni për këtë vizitë pas ngritje se akuzës ndaj Hashim Thaçit.

Vizita e Skender Hysenit sipas skenarit të Hashim Thaqit dhe Isa Mustafës kaloi sikur nëpër ferr. Njeriu i parë i politikës së jashtme Mike Pompeu kategorikishte e refuzon takimin me këtë njeri të panjohur në skenën politike të Kosovës, për të cilin nuk kishte asnjë paralajmërim me parë për ndonjë takim të mundshëm.

Habia është edhe më e madhe se me çfarë të drejte ky koordinator i djallit ka të drejtë ta takojë këtë figurë të lartë politike pa paralajmërim,i cili edhe më parë kishte telashe dhe ngatërresa me Hashim Thaçin rreth Gjykatës Speciale.

Vallë a mos ka menduar se Skender Hyseni po shkon në Llap dhe mund ta takojë këndo dhe në çdo kohë që dëshiron, si ka guxim dhe fytyrë të sillet kaq ulët ky fakir i Hashim Thaqit dhe Isa Mustafës. Më çfarë të drejtë ky hut dhe Strucë i Isa Mustafës tenton që të I’a qetë hijën e zezë Kosovës me miqët tanë duke u sjellë në këtë mënyrë primitive duke dërguar atje njerëz primitivë të kalibrit të Skender Hysenit.

Eu, bre me plasë njeriu nga inati kur i shikon këto sjellje makabre të këtij fakiri, sikur Amerika e madhe paska mbetë më e mësuar dhe këshilluar Skender Hyseni se si duhet të koordinohet procesi i negociatave në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

I dëshpruar nga dështimi dhe injorimi që ia bëri Mike Pompeu, Skender Hyseni tentoj bile ta takoj ambasadorin e dështuar në dialog Richard Grenell. Telefonoj gjithandej Amerikës. Por kot edhe ky nuk i doli nuk e takoi, sigurisht i irrituar për “tradhëtin” që i bëri Hashim Thaçi me Isa Mustafën për ta bindë që të ndikojë në rrëximin e qeverisë Kurti, për çka pati edhe kritika nga Deparmenti i shtetit për rrëximin e qeverisë legjitime duke ia lënë një hije të keqe demokracisë amerikane.

Pra, takimi I Skender Hysenit ishte i pamundur me Grenell, sepse po të takohej do të shkretonte përsëri, do të shpifte diçka përsëri për Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin. Por dështoi takimi me Grenell, sepse thjeshtë Skender Hyseni ishte i padëshiruar për vizitë në Amerikë.

Sa për satisfakcion Skender Hyseni i dëshpruar dhe i injoruar totalisht nga zyrtarët Amerikan e takoi disi si përshqitas Mattheë  Palmer(dhëndrrin e Serbisë) të parëndësishëm. Me  këtë njeri takimi ishte i dështuar sepse ishte pa ndonjë peshë politike. Më këtë njeri Skender Hyseni do të mund të bisedonte me telefon edhe pa shkuar në Amerikë, e as me tepër kur dihet se Palmer ende nuk i është bashkuar zyrtarisht dialogut mes Kosovës dhe Serbisë në BE.

Pra, vizita e Skender Hyseni në Uashington ishte injoruar totalisht nga zyrtarët më të lartë Amerikan, nuk rezultoi me kurrfar me kurrfarë aktiviteti. Kjo vizitë dështoi që në fillim, sepse atje u dërgua njeriu i padëshiruar dhe i dështuar në skenën politike në Kosovë. Vizita nuk ishte parapërgadit dhe koordinuar më parë, shkojë Hyseni si Hasani siç thotë populli, pa dijtë se ku pa shkonë, për çka po shkonë, me kënd do të takohet.

Kjo vizitë me këtë dështak dhe injorant i la hije të keqe Kosovës, i la një sjellje jo miqësore me mikun tonë të Madh Amerikën, por kështu ndodhë kur në Kosovë hala sundojnë bandat e krimit të organizuar të cilët në skenën politike qëndrojnë vetëm për interest e tyre personale, duke e mbrojtur krimin e tyre të njëri tjetri dhe duke injoruar interesat e shtetndërtimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat