Albin Kurti bën paraqitjen e parë në televizionin e partisë së tij, ja çfarë paralajmëron

Aktuale

Albin Kurti bën paraqitjen e parë në televizionin e partisë së tij, ja çfarë paralajmëron

Më: 12 gusht 2020 Në ora: 21:07

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka folur për kanalin e partisë së tij, TVV, për qeverisjen alternative të subjektit që ai udhëheq.

Ai ka thënë se “Kosova po bëhet Bergamoja e Ballkanit”, duke shtuar se situatë më të rëndë se kjo Kosova nuk ka përjetuar që nga paslufta.

Kurti, ish-kryeministër i vendit, ka akuzuar qeverinë aktuale, duke thënë se ka dështuar t’u japë zgjidhje dy krizave, që ai thotë se janë ekonomia dhe shëndetësia.

Ai më pas ka thënë se VV’ja ka krijuar qeverisjen alternative, që përqëndrohet në ekonomi dhe shëndetësi.

“Do t’i përmbledhim ato që qeverisja të ndodhë pa asnjë minut pas rikthimit tonë në qeverisje”, ka thënë Kurti.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat