​Nitaj: Haradinaj, personi më i duhur për president

Aktuale

​Nitaj: Haradinaj, personi më i duhur për president

Më: 12 gusht 2020 Në ora: 21:13
Muharrem Nitaj

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Muharrem Nitaj është deklaruar në lidhje me kandidaturën e kryetarit të kësaj partie Ramush Haradinaj për president.

Ai në emisionin DebatPlus në TV Dukagjini, e ka quajtur të domosdoshme një marrëveshje të forcave politikë në paketë, për presidentin dhe qeverinë, teksa e sheh Haradinajn si presonin më të duhur për të marrë postin e kreut të vendit.

“Në kohën e përplasjeve që ka sot Kosova, Haradinaj është personi më i duhur për të qenë në postin e presidentit. Haradinaj është njeriu më kritik në raport me kryeministrin Avdullah Hoti, gjë e cila nuk ndodh me oponentët e tjerë politik. Është i vetmi që ka pasur qëndrim të prerë lidhur me atë që ka ndodhur në Karaçevë”, është shprehur Nitaj. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat