Memli Krasniqit nuk i pëlqejnë kalkulimet për president, përmend zgjedhjet parlamentare

Aktuale

Memli Krasniqit nuk i pëlqejnë kalkulimet për president, përmend zgjedhjet parlamentare

Më: 12 gusht 2020 Në ora: 21:13
Memli Krasniqi

Anëtari i Kryesisë së PDK’së, Memli Krasniqi, nuk i ka pëlqyer përmendja e postit të presidentit nga liderët politikë të koalicionit qeverisës. Ai në një status në Facebook ka thënë se po kërkohet shmangia e mundësisë për zgjedhje parlamentare vitin e ardhshëm.

“Kalkulimet e partive të koalicionit qeverisës, me kërkesë për të shmangur mundësinë e zgjedhjeve parlamentare vitin e ardhshëm tregojnë shumë për gjendjen e mjerë në të cilën ndodhen ato, por edhe janë dëshmi e mosbesimit të thellë që kanë qytetarët ndaj tyre.”, ka thënë ai.

Ai thotë se Kosova e ka presidentin deri vitin e ardhshëm.

“Çfarëdo diskutimi për postin e Presidentit të shtetit, duke e pasur Presidentin me mandat të plotë dhe në detyrë për së paku edhe 7 muaj, është joetik, thënë më së buti. Aq më shumë, nëse pjesë e këtyre planeve është edhe çështja e akuzave potenciale nga Dhomat e Specializuara”, thotë ai.

“Kërkesa e jonë për koalicionin qeverisës është që të merren më pak me fjalë e më shumë me punë, sepse deri tash s’kanë qenë në gjendje ta përmbushin as minimumin e përgjegjësive që i kanë marrë. PDK ka shprehur qëndrimet dhe vizionin e vet që nga 6 tetori dhe deri tash asgjë nuk ka ndryshuar”, shtoi ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat