Çfarë do të thotë Abelard Tahiri me këtë deklaratë për Gjykatën Speciale

Aktuale

Çfarë do të thotë Abelard Tahiri me këtë deklaratë për Gjykatën Speciale

Më: 12 gusht 2020 Në ora: 22:45
Abelard Tahiri

Ish-Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka thënë në media se publikimi i propozim aktakuzës së Prokurorit Special ndaj presidentit Hashim Thaci dhe kreut të PDK’së, Kadri Veseli, ka qenë përzierje në politikën e brendshme.

“Nuk guxon që një gjykatë të përzihet me politikë. Në publikim, përmendej që të lartpërmendurit po mundoheshin që të shuanin punën e gjykatës dhe ishin përzier në punët e gjykatës. Tash, nëse unë si ish-Ministër nuk jam i kënaqur me punën e një gjykate, dhe dua ta zëvendësoj më një gjykatë tjetër, atëherë a duhet një aktakuzë ndaj meje.

Kjo është e gabueshme. Tutje, është përmendur një numër dhe është thënë se janë të dyshuar për vrasjen e rreth kaq personave. Në akuzë nuk ka me të qëlluar. Duhet numri i saktë”, tha ai.

Tutje Tahiri tha se nuk ka parë asnjë përpjekje për shuarjen e Speciales nga Thaçi apo edhe Veseli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat