Tahiri për Ramush Haradinaj: Është mirë që të lë politikën

Aktuale

Tahiri për Ramush Haradinaj: Është mirë që të lë politikën

Më: 12 gusht 2020 Në ora: 23:13
Ramush Haradinaj

Deputeti i PDK’së, Abelard Tahiri, ka thënë në media se PDK nuk ka pasur ofertë për futjen e subjektit të tij në qeveri.

Ai ka komentuar edhe kandidaturën e kreut të AAK’së, Ramush Haradinaj, për President të Kosovës.

“Kosova e ka Presidentin deri në mars të vitit tjetër. Ndërsa për këtë të fundit nuk e ki as si ta komentoj. Nuk besoj që Haradinaj është një zgjedhje e duhur. Ai e mori rezultatin në zgjedhjet e fundit. Mendoj se është më mirë që ai ta lërë politikën”, tha ai.

Ndërkohë, Tahiri ka thënë se nuk presin që të ketë konfirmim të aktakuzës nga Specialja, dhe se pret që KAdri veselit ë mbetet kryetar i PDK’së.

Po ashtu, Tahiri ka thënë se po të kishte ofertë nga LDK për Kadri Veselin që të futet në Qeveri, atëherë ai do e kishte marrë vesh. /

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat