Ramush Haradinaj president? – vjen reagimi nga LDK-ja

Aktuale

Ramush Haradinaj president? – vjen reagimi nga LDK-ja

Më: 12 gusht 2020 Në ora: 23:40
Ramush Haradinaj

Gjatë ditës  së sotshme kryesia e AAK-së e ka përkrahur fuqishëm kryetarin e partisë së tyre, Ramush Haradinaj për ta marrë postin e presidentit.

Rreth kësaj teme nuk ka pasur reagime deri më tani nga partneri i madh i koalicionit, Lidhja Demokratike e Kosovës.

Në një prononcim për Klan Kosova, deputetja e LDK-së, Vlora Limani Hajnuni ka thënë se kjo çështje duhet të diskutohet mes partnerëve kur t’i vije koha.

“Partneret e koalicionit duhet te ulen e bisedojnë kur t’i vije koha”, u shprehë ajo fillimisht.

Tutje, ajo tregoj se çështja e pozitës së presidentit nuk është biseduar në gjatë negociatave për koalicion dhe kjo temë as që është përmendur në formet e partisë kohët e fundit.

“Unë besoj që jo. Besoj që bisedime të tilla me çështjen e presidentit, duhet të bisedohen edhe forumet e partisë e një gjë e tillë nuk ka ndodhur ende. Aq sa jam e informuar unë jo”, u shprehë ajo”, u shprehë deputetja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat