Deputeti i VV-së e krahason kandidaturën e Ramush Haradinajt me atë të Ismet Hebibit dhe Seremb Gjergjit

Aktuale

Deputeti i VV-së e krahason kandidaturën e Ramush Haradinajt me atë të Ismet Hebibit dhe Seremb Gjergjit

Më: 13 gusht 2020 Në ora: 08:52
Foto

Deputeti i Vetëvendosjes Eman Rrahmani thotë se kandidatura e Ramush Haradinajt nuk është serioze, pasi që për këtë post kriter kryesor është uniteti, që sipas tij, i mungon atij.

Për më tepër, ai krahasoi me kandidaturën e Ismet Hebibit dhe Seremb Gjergjit, njofton Klan Kosova.

“Për t’u bërë president duhet të plotësojë disa kritere, sidomos kriterin e unitetit duke e marrë parasysh edhe angazhimin e tij. Të njëjtë e kemi edhe tani siç është edhe ai aktual dhe të tjerët që janë ardhur nga pazare politike”.

“Këso lloj kandidaturash kemi pasë shumë herë siç është ajo Seremb Gjergjit, Ismet Hebibit dhe plot të tjerëve që kanë shpallë kandidatura presidenciale dhe i kanë mbetur ende. Dihet se për të qenë president duhet të ketë kritere dhe natyrisht qytetarët s’i lejojnë”.

“Mënyra e shpalljes së kandidaturës së Haradinajt s’është serioze dhe po bëhet për arsye të pazareve politike. Arsyeja e gjithë kësaj është frika nga vota e qytetarëve. Ky synim i tyre është më shumë qesharake se sa që mund të jetë diçka serioze dhe e pranueshme për neve”.

Rrahmani në Edicionin Special të Klan Kosovës tha se koalicioni me PDK-në i partnerëve aktualë qeverisës po pritet të zyrtarizohet.

“Tashmë kemi edhe njëfarë gare se kush po merr më shumë pushtet. Shumë shpejt vendi do të shkojë në zgjedhje dhe të vijë një tjetër në bazë të asaj që do të jenë rezultatet zgjedhore që padyshim se Vetëvendosja kurrë s’ka qenë më mirë dhe nesër do të jetë edhe më mirë. Në Qeverinë Kurti 2 do të ketë president kandidatura që përfaqësojnë unitetin dhe jo të tilla”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat