Krasniqi për “Haradinajn President”: Të gjithë kanë ambicie, por realiteti është ndryshe

Aktuale

Krasniqi për “Haradinajn President”: Të gjithë kanë ambicie, por realiteti është ndryshe

Më: 13 gusht 2020 Në ora: 08:54
Memli Krasniqi

Deputeti i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se është joetike që të diskutohet tash çështja e zgjedhjes së Presidentit të ri të Kosovës para përfundimit të mandatit të Hashim Thaçi.

“Të gjithë kanë të drejtë të kenë ambicie, për t’u bërë ministër, president… Ramush Haradinaj e ka shprehur pasionin e tij për të qenë Kryeministër dhe kur ne kemi vendosur që ta kandidojmë edhe është bërë. Në kontekstin aktual tema e Presidencës është e hershme. E kemi presidentin me mandat të plotë. Ka edhe 7 muaj mandat dhe tash nuk është çështje e diskutimit”, ka thënë Krasniqi.

“Qëndrimi ynë ka qenë i qartë nga 6 tetori kur e kemi deklaruar pozicionin tonë që e kemi mbajt dhe do të vazhdojmë ta mbajmë. Ambiciet nuk mund të ia mohojmë askujt por realiteti është ndryshe. Është joetike të diskutohet çështja e Presidentit në këtë periudhë. Është jotetike që të kalkulohet se cili do të jetë epilogu i aktakuzave të Speciales. Nuk do të diskutohet kjo çështje para se të vijë afati kushtetues”.

“Kjo kohë duhet të shfrytëzohet për ta menaxhuar pandeminë dhe për të pasë plane për ekonominë që është në krizë”.

Krasniqi ka pohuar se PDK nuk e ka në plan që të futet në Qeverinë e tanishme.

“PDK në Qeveri e shihni kur t’i fiton zgjedhjet. Nuk kemi diskutuar dhe nuk do të diskutojmë rikonfirgurime”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat