Sqarohet Gani Geci, ja pse isha në Karaçevë

Aktuale

Sqarohet Gani Geci, ja pse isha në Karaçevë

Nga: N.Sh Më: 13 gusht 2020 Në ora: 09:31
Gani Geci

Ish-ushtari i orëve të para të UÇK-së, dhe ish-deputeti i Kosovës, gjatë ditës së djeshme ka qëndruar në Karaçevë ku ka marr pjesë në protestën e organizuar nga banorët e këtij fshati si reagim ndaj forcave serbe që u futën në territorin e Kosovës.

Për Gecin dje u transmetua lajmi se ishte me uniformë ushtarake, por që sipas tij kjo nuk është e vërtetë.

Geci ka treguar se atje ka shkuar me ftesë të Selver Lenjanit dhe se kishte veshur triko dhe kapelë me ngjyra të ngjashme me uniformat ushtarake.

Postimi i plotë:

Të dashur miq,

unë dje isha në protestë në fshatin Karaqevë nuk kam qenë i veshur me uniformë ushtarake por me një triko dhe kapelë me ngjyra të ngjashme me uniformat ushtarake, por për shkak të klikimeve mediat po i zmadhojnë gjërat.

Kam qenë i ftuar nga organizatorët e protestës Selver Lenjani dhe Rinor Selishta siç kam qenë i ftuar edhe në vitin 2008 ne një protestë të ngjashme po në të njejtin vend organizatorët e protestës ma kanë dhënë fjalën edhe në vitin 2008 edhe dje dhe unë i kam përsërit gati të njejtat gjëra të vitit 2008 i falënderoj shumë organizatorët për ftesën, e falendëroj përzemërsisht Shaip Surdullin, ish kryetarin e komunës së Kamenicës për 3 mandate e aso kohe ishte edhe kryetar i LDK-së dega në Kamenicë që ishte prezent në protestē dhe më ftojë për kafe ne e vendlindjen dhe vendbanimin e tij të përhershēm në fshatin Karaqevë dhe të gjithë bashkëfshataret e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat