Kjo është mundësia e fundit e Qeverisë që të mbetet në pushtet

Aktuale

Kjo është mundësia e fundit e Qeverisë që të mbetet në pushtet

Nga: A. J Më: 13 gusht 2020 Në ora: 10:00
Qeveria Hoti

Qeveria aktuale është duke përjetuar në krizë ndarjeje sidomos për çështjen e postit të presidentit por edhe përfshirjen e mundshme të PDK-së në Qeverinë Hoti.

Analisti politik Faton Abdullahu përmes një postimi në facebook ka treguar se cilat janë hapat që kjo qeveri është duke ndërmarrë. Ai ka shkruar se duket se e vetmja mundësi që kjo Qeveri të mbetet në pushtet dhe të vazhdoj kështu si është, është që vetë ajo të ngjall shpresa dhe hap mundësi për klane, parti dhe individ se ata mund të vijnë në pushtet përmes ofertave të saj.

Gjithnjë e më shumë, me brishtësinë dhe përçarjen e saj, kjo Qeverie po e dëshmon se çdo opsion tjetër është më i mundshëm sesa vazhdimi i saj kështu si është.

Postimi i plotë:

1) A po rrëshqet kjo Qeveri në atë gjendje ku çfarëdo tjetër është më e mirë se sa të vazhdohet kështu. Jo zakonshëm këtë mossukses ajo po e pranon duke bërë oferta për partnerë të ri në qeveri. Në anën tjetër, për çudi vazhdon të thotë se po bënë punë shumë të mirë.

 

2) Duket se e vetmja mundësi që kjo Qeveri të mbetet në pushtet dhe të vazhdoj kështu si është, është që vetë ajo të ngjall shpresa dhe hap mundësi për klane, parti dhe individ se ata mund të vijnë në pushtet përmes ofertave të saj.

 

3) Gjithnjë e më shumë, me brishtësinë dhe përçarjen e saj, kjo Qeverie po e dëshmon se çdo opcion tjetër është më i mundshëm sesa vazhdimi i saj kështu si është.

 

4) Menaxhimi i pandemisë dhe sidomos fillimi i vitit të ri shkollor do të duhej të ishte prioritet mbi prioritetet për këtë Qeveri, por nuk janë.

 

5) S’ka asgjë të re nga Qeveria aktuale që e demanton të vjetrën se SHBA-t nuk janë të involvuara në dialogun Kosovë – Serbi në Bruksel.

 

6) Me oferta të reja për parti, klane dhe grupe të ndryshme që ato të bëhen pjesë Qeverisë Hoti po mundohet edhe t’i amortizoj kritikat e ndryshme, sidomos ato mbi menaxhimin e pandemisë dhe dialogut me Serbinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat