Zemaj takohet me kryeshefin e Inspektoratit Policor, diskutojnë për masat kundër Covid-19

Aktuale

Zemaj takohet me kryeshefin e Inspektoratit Policor, diskutojnë për masat kundër Covid-19

Më: 13 gusht 2020 Në ora: 10:01
Armend Zemaj dhe Kushtrim Hodaj

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka pritur sot në takim ushtruesin e detyrës së kryeshefit të Inspektoratit Policor të Kosovës, Kushtrim Hodaj.

Gjatë këtij takimi, ministri Zemaj ka njoftuar Hodaj për masat dhe aktivitetet e MSh-për parandalimin e përhapjes së Covid-19.

Zemaj falënderoi Inspektoratin Policor të Kosovës për angazhimin në kryerjen e detyrave që lidhen me monitorimin dhe mbikëqyrjen e zbatimit të masave kundër pandemisë Covid-19.

E Hoda tha se Inspektorati Policor i Kosovës e ka planin e vet të inspektimeve për të zbatuar masat kundër Covid-19 dhe në bashkëpunim edhe me institucionet e tjera po zhvillojnë aktivitete ditore për përmbushjen e përgjegjësive në kuadër ta angazhimeve kundër Covid-19.

Ministri Zemaj dhe kryeshefi Hodaj kanë theksuar domosdoshmërinë e bashkëpunimit dhe koordinimit të ngushtë midis institucioneve në zbatimin e masave kundër Covid-19.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat