Avokati ironizon më Ramush Haradinaj, lufta për poste...

Aktuale

Avokati ironizon më Ramush Haradinaj, lufta për poste...

Nga: A. J Më: 13 gusht 2020 Në ora: 10:22
Ramush Haradinaj

Avokati Besnik Berisha ka reaguar pasi Ramush Haradinaj ka shpreh interesimin e plotë për tu bërë president i vendit.

Berisha përmes një postimi në facebook ka ironizuar me Haradinajn duke thënë se kjo dëshira për më u “sakrifiku” është vetëm gjysma e punës sepse mund të mungojë vullneti e përkrahja e se paku 2/3 të deputeteve.

Berisha ka shkruar se fundja, lufta për poste s’është diçka risi në këtë shtetin tonë të ri.

Postimi i plotë:

Unë po e dua tha, por ajo cika s'po me don? S'ka gajle, i përgjigjet shoku, me rendësi gjysma e punës qenka kry... ?.

 

Kështu po me tingëllon kjo dëshira me u "sakrifiku" për postin e presidentit... Është veç gjysma e punës qe s'do avancojë asnjëherë nëse mungon vullneti dhe përkrahja e se paku 2/3 te deputeteve.

 

A do e arrije z. Haradinaj këtë, kam përshtypjen qe kësaj radhe absolutisht jo?!

 

Sidoqoftë, kjo "sakrifice" qe doli ne pah këto dite, shpërfaq arsyen e "pakënaqësisë" ndaj qeverise lidhur me dialogun ne mes te Kosovës dhe Serbisë.

 

Kështu qe, mos e merrni shume seriozisht!

 

Fundja, lufta për poste s’është diçka risi ne këtë shtetin tone te ri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat