Hoti i paralajmëron inspektorët, nuk duhet të jenë selektiv

Aktuale

Hoti i paralajmëron inspektorët, nuk duhet të jenë selektiv

Nga: D.B. Më: 13 gusht 2020 Në ora: 15:37
Avdullah Hoti

Kryeministri i vendit Avdullah Hoti përmes një postimi në Facebook, ka paralajmëruar inspektorët, se nuk duhet të jenë selektiv.

“Me shqetësim pranova informatën se në raste të caktuara, inspektorët janë selektiv ndaj atyre që nuk respektojnë masat. Kjo nuk do te tolerohet. Nesër do të kem raport me shkrim nga institucionet përkatëse”.

Postimi i plotë:

Sot, ne konsultimin qe kisha me policinë, inspektoratin sanitar, Ministrinë e Shëndetësisë, institucionet tjera ndihmese dhe nivelin komunal, jam informuar për aktivitetet në teren në mbikëqyrje të zbatimit te masave. I falënderova për angazhimin dhe kërkova të zbatohen masat PA PARDON.

Shumë shpejt do ta rrisim prape numrin e inspektoreve sanitar. Nuk do të ketë tolerancë ndaj shkelsve të masave qe po rrezikojnë jetën e qytetarëve, e as ndaj atyre që nuk respektojnë inspektoratin dhe policinë duke i penguar në kryerjen e detyrës.

Me shqetësim pranova informatën se në raste të caktuara, inspektorët janë selektiv ndaj atyre që nuk respektojnë masat. Kjo nuk do të tolerohet. Nesër do të kem raport me shkrim nga institucionet përkatëse.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat