Zemaj e Ramadani japin shpresë pas uljes së rasteve: Jemi në rrugë të mbarë - Bota Sot
Zemaj e Ramadani japin shpresë pas uljes së rasteve: Jemi në rrugë të mbarë

Aktuale

Zemaj e Ramadani japin shpresë pas uljes së rasteve: Jemi në rrugë të mbarë

Më: 13 gusht 2020 Në ora: 15:48
Zemaj e Ramadani

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë ka pasur më shumë të shëruar sesa të infektuar.

Përkundër që numri i të infektuarve akoma vazhdon të jetë i madh, sot ka pasur edhe numër të të madh të shëruarve.

Përkatësisht, në 24 orët e fundit, numri i të shëruarve ka tejkaluar atë të të infektuarve.

Kreu i Institutit të Shëndetit Publik, Naser Ramadani  por edhe Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj kanë thënë se situata epidemiologjike në ditët e fundit ka shkuar drejt përmirësimit.

Për këtë ai ka falënderuar qytetarët, të cilët sipas tij janë vetëdijesuar dhe po respektojnë masat.

Ramadani është shprehur optimist se nëse ky trend vazhdon, lakorja e të infektuarve do të shkojë drejt stabilizimit.

“Jemi në rrugë të mbarë qe disa ditë me situatë shumë të stabilizuar epidemiologjike. Qytetarët kanë filluar të zbatojnë masat dhe kjo vërehet në një rënie të moderuar drejt uljes së lakores. Kemi shpresë se këtë lakore do ta ulim në minimum dhe do ta bëjmë zero në muajt në vazhdim. Ne do të jemi të gatshëm dhe të përgatitur për një valë eventuale të dytë në vjeshtë”, u shpreh ai.

Se jemi në rrugë të mbarë e ka thënë edhe Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj. Zemaj ka kërkuar nga qytetarët që të vazhdojnë edhe më tutje të respektojnë masat.

“Jemi duke ecur në një rrugë të mbarë. Po kërkojmë nga qytetarët që të respektojmë masat. Duke respektuar masat i kthehemi normalitetit që të gjithë po e kërkojmë”, është shprehur ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat