Deputeti i PDK-së i drejtohet AAKsë: Jeni të vegjël për të udhëhequr me Presidencën

Aktuale

Deputeti i PDK-së i drejtohet AAKsë: Jeni të vegjël për të udhëhequr me Presidencën

Më: 13 gusht 2020 Në ora: 19:25
Ramush Haradinaj

Ditëve të fundit janë shtuar zërat për përfshirjen e Partisë Demokratike të Kosovës në koalicionin qeverisës LDK-AAK-NISMA, për shkak të unifikimit për çështjen e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Por, deputeti i kësaj partie, Ferat Shala, se një gjë e tillë nuk është diskutuar në organet e partisë dhe së të gjitha këto pretendime janë lojëra politike të partive në pushtet.

“Në asnjë nivel dhe në as një moment të caktuar asnjë nga organet e PDK-së as nuk e ka në rend dite e as nuk e ka pasur këtë problematikë. Të gjitha janë lojëra të partive në pushtet që për interesa të tyre të momentin apo strategjike, duke e parë paaftësinë e tyre për punë dhe menaxhim të situatës së pandemisë dhe sfidave që e presin shtetin po kalkulojnë në situata të tilla ku PDK-ja mund të jetë pjesë përbërëse e tyre”, tha ai.

Lidhja Demokratike e Kosovës sot nuk ka marrë pjesë në votimin për Projektligjin për Vlerat e Luftës së UÇK-së të iniciuar nga partia e Kadri Veselit.

Lidhur më këtë deputeti Shala thotë se ky Projektligj është keqkuptuar dhe keqinterpretuar.

Deputetit Shala foli edhe për mocionin e ngritur nga Lëvizja Vetëvendosjes për rrëzimin e Qeverisë “Hoti”.

Ai tha për Front Online se edhe pse Qeveria “Hoti”, është e paaftë për të menaxhuar, nuk e përkrahin në këtë kohë mocionin e Vetëvendosjes.

Ndërkohë lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, dje mori mbështetjen e Këshillit të Përgjithshmen të kësaj parëtie për të kandiduar për President të vendit në vitin e ardhshëm.

Lidhur me këtë, deputeti Shala, tha se partia e Haradinajt asnjëherë nuk e ka pasur shumicën në Kuvend dhe se është një parti e vogël për ta udhëhequr pozicionin e Presidentit.

“Në këtë zhvillim të shtetit të ri të Kosovës në situata të caktuara, liderë të vegjël e të mëdhenj shpeshherë i ka dominuar ambicia se sa arsyeja dhe asnjë logjikë e as ambicie të shëndoshë e as programore nuk të çon te ajo se lideri i AAK-së mund të vijë në pozicionin e Presidentit. Kjo nisur nga fakti se nga paslufta është në politikë dhe asnjëherë nuk ka qenë pjesë e shumicës parlamentare, pra është një parti e vogël – e respektuar për aq sa është, por ta udhëheq pozicionin e Presidentin në asnjë formë në këtë situatë”, ka thënë Shala.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat