Ky është zëvendësministri më i ri, milioneri i LDK-së

Aktuale

Ky është zëvendësministri më i ri, milioneri i LDK-së

Nga: H.O. Më: 13 gusht 2020 Në ora: 20:13
Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë është bërë edhe me një zëvendësministër të ri. Emërimin e mori nga Kryeministri Avdullah Hoti, zyrtari i LDK-së nga komuna e Gjakovës, Luan Gola.

Luan Gola ishte edhe kandidat për kryetar komune në Gjakovë në zgjedhjet lokale.

Luan Gola është edhe kryetar i Degës së LDK-së në Gjakovë, ndërsa kur ishte zyrtar komunalë në Gjakovë ka deklaruar pasurinë e tij në Agjencinë Kundër Korrupsionit.

Gola ka publikuar pasurinë e paluajtshme në vlerën 690 mijë euro. Ai ka deklaruar një veturë në vlerën 17 mijë euro, dhe veturën e bashkëshortes në vlerën 6 mijë euro.

Tek posedimi i aksioneve ai ka deklaruar një kompani në vlerën 7.500 euro.

128 mijë euro janë kursimet e tij, derisa 7.500 euro në emër të bashkëshortes.

Të hyrat vjetore të tij, bashkëshortes dhe fëmijëve kapin vlerën mbi 22 mijë euro.

Pasuria e tij në total i afrohet shumës prej 900 mijë euro.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat