Nuk e votuan ligjin për UÇK-në, Haradinaj u reagon LDK-së dhe VV-së

Aktuale

Nuk e votuan ligjin për UÇK-në, Haradinaj u reagon LDK-së dhe VV-së

Më: 13 gusht 2020 Në ora: 22:05
Nasim Haradinaj

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës nuk votuan sot projektligjin për vlerat e UÇK-së, ku rrjedhimisht i njëjti nuk kaloi në mungesë të kuorumit.

Në votim morën pjesë vetëm 36 deputetë, jo mjaftueshëm për të kaluar në parim ky projektligj.

Nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj, thotë se partia e cila është në qeverisje LDK, dhe partia opozitare, LVV duhet të marrin përgjegjësi për mos votim.  Sipas tij, falë këtij ligji, deputetët gëzojnë të drejtën e të qënurit deputet dhe të thirren në emër të shtetit.

”Deputët i falendëroj për fjalën e dhënë, sepse janë tre që kanë votu dhe kanë tregu se dijnë dhe janë deputet autonom. Pra, nuk janë njerëz vandal të liderit që ju bëri ftesë për mos votim. Por ky ligj nuk do të thotë që nuk do të hudhet prapë për votim dhe nuk do të kaloj. Kështu që tash përgjegjësinë e marrin ata edhe Vetëvendosja edhe LDK-ja që nuk e kanë votu një ligj mbi të cilin ata sot janë deputet, thirren mbi shtetin dhe lypin hise në këtë shtet dhe qeverisje”- përfundon Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat