Votuan ligjin për UÇK-në, Rexhaj i kritikon ashpër tre deputetët e LDK-së

Aktuale

Votuan ligjin për UÇK-në, Rexhaj i kritikon ashpër tre deputetët e LDK-së

Nga: A.Zh Më: 13 gusht 2020 Në ora: 23:03
LDK

Deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, Kujtim Shala dhe Valentina Bunjaku-Rexhepi, kanë votuar sot për Ligjin në mbrojtje të vlerave të UÇK-së.

Ata për votën e tyre janë kritikuar ashpër nga veprimtari i LDK-së Xhevat Rexhaj. Ky i fundit, ka hedhur akuza të rënda ndaj tyre, duke thënë se ata votuan ligjin e “bandave”, përcjell Bota sot.

Reagimi i tij në Facebook:

Khuuuuu pisllëk ky thesi i quajtur LDK!

Asnjëherë nuk shkruaj "mesele" apo pollavra të kallxuara qysh quhen "thënie të popullit". E sonte e vendosa mu mundua me e kallxua një. Si i ri e kam dëgjuar shpesh thënien; si thesi i lypësit, që në atë thes ka turli gjërash. E si një thes i tillë sot është LDK-ja, aty po del që brenda ka turli "arome", turli turshie, turli haxhi qamilash, turli sherifesh in town, e pismilet të llojllojshëm.

Dihen ata dhe ajo që cicërrojnë me Albinin e Qosjes, por sot dolën edhe 3 që kanë votuar ligjin e bandave të Hashimit, xhabirave, lushtakave e haradinajve qe edhe me ligj me na rreh e tredhë sikur pas lufte kur ne si qytetarë mos me guxua me ju thanë hajnave, banditave, kriminelëve e uzurpatorëve me emra. Vërtetë pisllëk e tmerr që ligjin e kishin votua (qysh lexova në media ) A. Gashi, K. Shala dhe ajo deputetja Bunjaku-Rexhepi !

Për sherifen shkatërruese të LDK-së se me Haxhi qamilin e atë F. Rexhepin kam shkruar boll, por pse ti Kujtim e Arben bëni kësi pisllëku nuk po di ku me ia ngjita ......

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat