Nënkryetari i PDK-së: Kosova nuk e ka luksin të shkojë në zgjedhje për çdo vit

Aktuale

Nënkryetari i PDK-së: Kosova nuk e ka luksin të shkojë në zgjedhje për çdo vit

Më: 14 gusht 2020 Në ora: 00:28
Shaqir Totaj t

Nënkryetari i PDK-së, Shaqir Totaj, thotë se në kryesinë e PDK-së nuk është diskutuar mundësi e kyçjes së PDK-së në qeveri.

“Ne kemi qëndruar stoikisht pa ndryshuar pozicionin tonë. Tani për tani nuk ka diskutime formale për kyçjen e PDK-së në qeveri”, tha ai.

Totaj thotë se mund të ketë mendime të ndryshme në PDK por sipas tij vendimet për koalicione i marrin organet.

“Deri më tani unë si nënkryetar i PDK-së nuk kam informacioni se është biseduar për futjen e PDK-së në qeveri”.

Nënkryetari i PDK-së thotë se kjo parti nuk ka dhënë nënshkrime as kur është filluar mocioni ndaj qeverisë LVV-LDK.

“Pasi erdhi mocioni në Parlament ne e kemi votuar. Edhe tash LVV le të reflektojë se e ka seriozisht rrëzimin e kësaj qeverie. Le ta sjellin mocionin në Kuvend, ne do të shikojmë si do të veprojmë. Do ta shohim edhe interesin e PDK-së dhe ndoshta do të vendosim si parti opozitare”.

Totaj thotë se PDK nuk është kundër zgjedhjeve por nuk e sheh momentin e përshtatshëm për të shkuar në zgjedhje.

“Duhet të ketë një arsyeshmëri të shkohet në zgjedhje. Nuk e kemi luksin të shkojmë çdo vit në zgjedhje. Kjo nuk i bënë mirë vendit edhe në aspektin politik edhe atë financiar”.

Duke folur për zgjedhjen e presidentit të ri, Totaj ka thënë se për momentin nuk është e moralshme të flitet për këtë pozitë pasi sipas tij Presidenti është në detyrë dhe ndaj tij është një proces në Speciale.

“Megjithatë duhet të gjithë ta dinë se presidenti kalon nga dera e PDK-së”, tha ndër të tjera Shaqir Totaj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat