Ministrat e LDK-së vazhdojnë vizitat nëpër komuna

Aktuale

Ministrat e LDK-së vazhdojnë vizitat nëpër komuna

Më: 14 gusht 2020 Në ora: 07:06
LDK

Ministrat e LDK-së po del të jenë shumë aktivë. Ata nuk ndalen dhe çdo ditë shihen nëpër komuna të ndryshme.

Vlora Dumoshi, Agim Veliu, Arban Abrashi, Besian Mustafa e Armend Zemaj, po thuajse çdo ditë janë në teren.

Këtë të premte ministri Agim Veliu do të vizitojë Komunën e Pejës, ndërsa ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi do të vizitojë Komunën e Ferizajt.

“Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, viziton komunën e Pejës ku do të pritet nga kryetari i kësaj komune, Gazmend Muhaxheri. (Ndërtesa e Komunës, Pejë, ora 10:00). Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi viziton Komunën e Ferizajt, me ç'rast nisin punimet në rregullimin e nënkalimit në rrugën "Liman Rekaj" (Plusi Marketi, ora 11:00)”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat