Vjen reagimi i Vlora Çitakut pas caktimit të takimit mes Kosovës dhe Serbisë

Aktuale

Vjen reagimi i Vlora Çitakut pas caktimit të takimit mes Kosovës dhe Serbisë

Më: 14 gusht 2020 Në ora: 08:52
Vlora Çitaku

SHBA-të kanë caktuar datë të re për takimin mes Kosovës dhe Serbisë në Uashington, teksa emisari special i presidentit Trump për dialogun, Richard Grenell njoftoi se liderët e dy vendeve do të takohen më 2 shtator në Shtëpinë e Bardhë.

Në lidhje me këtë, ka reaguar ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku.

Ajo ka falënderuar SHBA-të për mbështetjen  e saj në drejtim të shteteve të pavarura dhe demokratike.

 

“Richard Grenell dhe Robert O’Brien njoftuan për vazhdimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Faleminderit që siguroni se shtetet e lira dhe demokratike mund të mbështeten gjithnjë tek SHBA-të”, ka shkruar ajo.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat