Pacolli shijon rrezet e diellit të mëngjesit – ka një porosi për qytetarët

Aktuale

Pacolli shijon rrezet e diellit të mëngjesit – ka një porosi për qytetarët

Më: 14 gusht 2020 Në ora: 09:02

Behgjet Pacolli, ish-kryediplomati dhe kryetari i Alenacës Kosova e Re (AKR), ka pas një mëngjes të hershëm me djalin e tij Diarin.

Pacolli ka postuar një foto në profilin e tij në Facebook, së bashku me djalin e tij ku në mbishkrim ka shkruar se është zgjuar herët dhe se është duke i shijuar rrezet e hershme.

“Mirëmëngjesi miq. Unë dhe Diari jemi zgjuar herët sot, dhe tani po shijojmë diellin e hershëm”, ka shkruar Pacolli.

Derisa ka kërkuar që mos të harrojmë edhe dicka, të qëndrojmë me njerëz pozitiv.

“Mos harroni: Gjithmonë mundohuni të rrethoheni nga njerëz të mirë, mos lejoni që askush ta prishë ditën tuaj me negativitet”, ka shkruar Pacolli.

Image
Behxhet Pacolli me djalin

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat