​Rreth 2 mijë mjekë kanë aplikuar në konkursin e specializimeve

Aktuale

​Rreth 2 mijë mjekë kanë aplikuar në konkursin e specializimeve

Më: 14 gusht 2020 Në ora: 09:15
Konferenca per media

(E plotësuar) - Në konkursin për specializime në mjekësi, kanë aplikuar rreth 2 mijë mjekë. Të dhëna këto që janë bërë të ditura nga ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj. Konkurs ky që u plotësua ditë më parë për të ndarë vende edhe për mjekët e Luginës së Preshevës që do të financohen nga Qeveria e Kosovës.

Zemaj: 2 mijë aplikime për tri nivele të kujdesit shëndetësorë

“Nga sekretaria e bordit për shkollim specialistik në këtë konkurs kanë aplikuar 2 mijë aplikime për të tri nivelet e kujdesit shëndetësor. Për kujdesin parësorë shëndetësorë, QKMF, mjekësi familjare dhe aty ku ka mentalitete, për kujdes dytësore dhe tretësor, në spitale të përgjithshme dhe në QKUK dhe profile tjera sipas nevojave. Në stomatologji janë edhe 250 vende që janë me vetëfinancim”, tha Zemaj në një konferencë për media.

Zemaj: Plotësimi i konkursit për vende shtesë

Zemaj ka treguar edhe për plotësimin e konkursit që është bërë dy ditë më parë. Ky ndryshim është bërë duke ndarë vende shtesë për nevojat e Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut, 8 vende për mjekët e Luginës së Preshevës dhe 40 vende tjera në vetëfinancim.

“Ata dy ditëve MSH ka bërë plotësimin e konkursit duke ndarë vende shtesë për nevoja të Qendrës së Transfuzionit të gjakut dhe duke ndarë 8 vende për mjekët nga Lugina e Preshevës dhe 40 të tjera në vetëfinancim duke ndarë gjithsej 48 vende për mjekët që do të punojnë dhe veprojnë në Luginë”, shpjegoi Zemaj.

Ministri Zemaj po ashtu ka deklaruar se për një kohë të shkurtër kanë krijuar horizontin e ngritjes profesionale për mjekët.

Zemaj: Në kohë reale krijuam mundësi që mjekët të aftësohen profesionalisht në Kosovë

“Për një kohë të shkurtër arritëm të krijojmë mundësi reale që mjekëve tonë të krijojmë horizontin e ngritjes profesionale me synimin kryesor që ata të shkollohen dhe aftësohen profesionalisht në Kosovë, ta kenë perspektivën këtu dhe t’i shërbejnë vendit këtu”, përfundoi ai. 

Zemaj jep detaje për përfundimin e konkursit të specializimit të mjekëve

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, në konferencë për media ka thënë se në kokursin për specializim ka pasur një numër të madh të mjekëve të interesuar.

Ai tha se MSH u ka dhnë mundësi 2000 mjekëve të përgjithshëm, stomatologëve dhe psikologëve, që të bëhen pjesë e konkurrencës për të filluar një specializim në fushën e përzgjedhur.

Sipas të dhënave nga Sekretaria e Bordit për Shkollim Specialistik, në këtë konkurs kanë aplikuar, siç e thamë rreth 2000 kandidatë, për të tre nivelet e Kujdesit Shëndetësor:

Pra, për Kujdesin parësor Shëndetësor, të financuar nga komunat QKMF (Mjekësi familjare, biokimi klinike dhe ku ka maternitete, pediatër dhe gjinekolog)

Për Kujdes Dytësor dhe Tretësor  (Spitale të Përgjithshme dhe QKUK-profilet e tjera të specializimeve, sipas nevojave të institucioneve)

Ndërsa për Stomatologji, janë 250 vende me vetëfinancim”, tha ai.

 E, në ketë konkurs MSH i ka ndarë disa vende shtesë për nevoja të Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut.

“Duke ndarë edhe 8 vende me financim nga Ministria për mjekët nga Lugina e Preshevës dhe 40 me vetëfinancim, duke ndarë kështu gjithsej 48 vende specializime për mjekët nga Lugina e Preshevës”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat