Rugova i LDK-së: Jam kundër hyrjes së PDK-së në Qeveri - Bota Sot
Rugova i LDK-së: Jam kundër hyrjes së PDK-së në Qeveri

Aktuale

Rugova i LDK-së: Jam kundër hyrjes së PDK-së në Qeveri

Më: 14 gusht 2020 Në ora: 13:20
Rugova

Zyrtari i LDK-së, Naser Rugova, ka thënë se është kundër përfshirjes së PDK-së në koalicionin qeverisës

“Preferoj një ekip uniteti që vepron sipas Kushtetutës e që udhëhiqet nga kryeministri”, ka deklaruar Rugova, duke shtuar se, ai personalisht ka qenë gjithmonë kundër një koalicioni të tillë.

Rugova i ka bërë thirrje Vetëvendosjes që të bëhet pjesë e siç ka thënë ai “sofrës” së koncensusit politik. “VV duhet të ulet në ‘sofrën’ e koncensusit politik, nuk duhet ta lëshojë këtë rast historik” ka deklaruar ai.

Sipas tij presidenti i ri i Republikës së Kosovës nuk duhet të zgjedhet nga pazaret politike.

“Të zgjedhet një president kredibil si rasti i presidentes së Kroacisë”, ka deklaruar Rugova. Ai ka thënë që lideri i VV-së, Albin Kurti, nuk duhet të rrijë “anash” në këtë kohë.

“Në këtë kohë duhet të jemi të gjithë bashkë, duke parë sfidat me të cilat po përballemi”, u shpreh ai 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat