Infermieri publikon foton nga QKUK, i zë gjumi ulur: Të lodhur por nuk dorëzohemi

Aktuale

Infermieri publikon foton nga QKUK, i zë gjumi ulur: Të lodhur por nuk dorëzohemi

Nga: G.B Më: 14 gusht 2020 Në ora: 13:54
Infermierët

Infermieri Fitim Havolli ka publikuar një foto nga QKUK, ku i kanë zënë gjumi atë dhe dy infermiere, gjatë pushimit 1 orësh që e kanë.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se infermierët e Kosovës lodhen por nuk dorëzohen, se ata po bëjnë të pamundurën që të ruajnë jetën dhe të kthejnë shpresën tek të sëmurët, përcjell Bota sot.

Ai ka thënë se pushimi i vetëm prej 7 muajsh që punojnë nga 12 orë kujdestari, është vetëm 1 orë dhe ajo i zë të lodhur, sa që flenë në ulëset ku qëndrojnë.

Havolli ka shkruar se pavarësisht lodhjes, nuk do të dorëzohen dhe pacientët nuk do të jenë asnjëherë pa mbikëqyrjen e tyre profesionale.

Postimi i tij i plotë:

INFERMIERËT KOSOVARË-Lodhen, por nuk dorëzohen!

INFERMIERËT-përveç që ka profesion e ka edhe mision pacientin gjithmonë.... por tani në një situatë tjetër, si gjithë bota edhe ne, në luftë me të panjohurën dhe shumë të rrezikshëm!!! ‘KORONAVIRUSI’

Jeta e çdo qytetari është me rëndësi jetike për ne, pa dallim moshe, sëmundje, race, feje, ngjyre apo kombësie, nganjëherë kur edhe familjarëve ju humbin shpresat, Ne, Infermierët, e bëjmë të pamundurën që ta ruajmë jetën dhe ta kthejmë shpresën për më të dashurit e tyre!

I vetmi pushim afër 7 muaj nga 12 orë kujdestari nate në këtë kohe pandemie, vetëm 1 orë pushim edhe atë në këtë gjendje origjinal, gjithmonë afër pacientit dhe kolegëve të tjerë që ata veç janë pranë pacientit duke ju shërbyer edhe pse ora është 05:00 e mëngjesit!

Pavarësisht lodhjes, stresit, rrezikut nga ky Virus i panjohur, ne, nuk do të dorëzohemi dhe nuk do të jenë vetëm pacientët për asnjë sekondë pa mbikëqyrjen tonë profesionale, ligjore, morale e njerëzore, për këtë ju garantojmë gjithë familjarëve, miqve e gjithë qytetarëve tanë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat