Kërkohet dorëheqja e zv/ministrit të AAK-së, festë madhështore në pandemi

Aktuale

Kërkohet dorëheqja e zv/ministrit të AAK-së, festë madhështore në pandemi

Nga: H.O. Më: 14 gusht 2020 Në ora: 15:40
Pjetër Ndou

Zëvendësministri i Shëndetësisë, Pjetër Ndou ka organizuar një aheng familjar për shkak të 25 vjetorit të martesës së tij.

Derisa një organizim i tillë erdhi në kohë pandemie, është kërkuar shkarkimi i tij nga kjo pozitë. Kështu ka shkruar në një postim të tij në Facebook publicisti Faton Mehmeti.

“Urgjentisht të shkarkohet Zëvendësministri i Shëndetësisë, Pjetër Ndou, i cili gjatë mbrëmjes së djeshme ka organizuar një aheng familjar për nder të 25 vjetorit të martesës se tij. Derisa qytetarët ndëshkohen, për qeverinë Hoti ligji nuk vlen”, shkruan ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat