‘Cicërima’ e mëngjesit që gëzoi politikanët e Kosovës që janë në pushtet

Aktuale

‘Cicërima’ e mëngjesit që gëzoi politikanët e Kosovës që janë në pushtet

Më: 14 gusht 2020 Në ora: 17:08
Richard Grenell

Një cicërimë e mëngjesit të sotëm ka gëzuar politikanët shqiptar. I Dërguari  Special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), për Dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell, cicëroi në Twitter, duke paralajmëruar një takim në mes këtyre dy shteteve.

Grenell kishte shkruar se është i lumtur të njoftojë liderët e Kosovës dhe Serbisë për një takim që do të mbahet më 2 shtator në Uashington.

“Ne jemi të lumtur të njoftojmë se liderët e Kosovës dhe të Serbisë do të takohen në Shtëpinë e Bardhë, më 2 shtator për të biseduar”, ka shkruar ambasadori Grenell.

Ky njoftim i Grenellit ka gëzuar të gjithë skenën politike në vend. Të gjithë fjalë mirënjohëse për ShBA-në.

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, shkroi në llogarinë e tij në Facebook se Amerika gjithmonë ka qenë prezentë në proceset e rëndësishme të Kosovës.

“SHBA ka qenë gjithmonë vendimtare në procesin e shtetndërtimit të Kosovës. Më 2 shtator takohemi në Shtëpinë e Bardhë për të diskutuar me palën serbe, si dy vende të pavarura, për projekte madhore të bashkëpunimit ekonomik që do ta ndërrojnë perspektiven ekonomike të Kosovës  dhe rajonit”, ka shkruar Hoti.

Derisa ka përfunduar duke shkruar se “Kosova është e bekuar me miqtë që ka”.

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Presidentit, Hashim Thaçi, për të cilin nuk dihet a do të jetë pjesë e këtij takimi a po jo.

Përmes llogarisë së tij në Twitter, Thaçi ka thënë se Kosova i është mirënjohëse Amerikës për përkushtimin e saj.

“Mirëpres takimin e paralajmëruar në Shtëpinë e Bardhë për bisedimet në mes Kosovës dhe Serbisë. Ne jemi mirënjohës ndaj ShBA-së për përkushtimin e jashtëzakonshëm për paqen dhe stabilitetin në rajon”, ka shkruar Thaçi.

Ndërsa një falënderim për Grenellin ka ardhur edhe nga ambasadorja e Kosovës në ShBA, Vlora Çtaku. Ajo shkori se është falënderues për mbështjen e dhënë nga Amerika.

“Richard Grenell dhe Robert C. O’Brien vetëm sa lajmëruan ftesat për vazhdimin e dialogut Kosovë – Serbi. Faleminderit që po vërtetoni se vendet e lira dhe demokratike munden gjithmonë të llogarisin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, shkruan Çitaku.

Po ashtu edhe kryediplomatja Meliza Haradinaj – Stublla, duke shfrytëzuar llogarinë e saj në Twitter, ka shkruar se është laj shumë i mirë për takimin që pritet të mbahet në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“Mirënjohës për udhëheqjen amerikane dhe përkushtimin në rinovimin e përpjekjeve për vazhdimin e dialogut Kosovë – Serbi. Ekziston një moment i rëndësishëm në Ballkanin Perëndimor: mundësia që Kosova dhe Serbia të arrijnë një marrëveshje përfundimtare për njohje reciproke”, ka shkruar Haradinaj-Stublla.

Ky është takimi i dytë që është organizuar nga Grenell.

I pari, i planifikuar për 27 qershor, ishte anuluar pak ditë para mbajtjes, meqë Zyra e Prokurorit të Specializuar me seli në Hagë kishte deklaruar se ka paraqitur një aktakuzë për krime lufte ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili ishte i ftuar në takimin e Uashingtonit.

Megjithatë, dialogu mes këtyre dy shteteve ka rinisur më 16 korrik në Bruksel.

Ky proces, që ndërmjetësohet nga pala evropiane, ka nisur më 2011.

Ai ishte bllokuar nga nëntori i vitit 2018, pasi autoritetet e Kosovës patën vënë taksë në mallrat serbe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat