Vjen një kërkesë nga AKR-ja e Behgjet Pacollit, ja çfarë duhet të bëj Kosova

Aktuale

Vjen një kërkesë nga AKR-ja e Behgjet Pacollit, ja çfarë duhet të bëj Kosova

Nga: E.R Më: 14 gusht 2020 Në ora: 17:11
Behgjet Pacolli

Kosova duhet të bëjë hapa të duhur në përmirësimin e reitingut më arenën ndërkombëtare, si dhe në bashkëpunim me miqtë tanë ndërkombëtar.

Kështu ka vlerësuar Sekretar i Përgjithshëm i AKR-së, Vesel Makolli, i cili në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ka thënë se Kosova duhet të bëj një hap të duhur në përmasimin e vendit, për shkak të situatës alarmante, duke e marr parasysh shkakun e pandemisë me përmasa globale.

Sipas tij, kemi të bëjmë me probleme jetike për vendin sikur situata me pandeminë që kanë të bëjnë me sigurinë dhe të ardhmen e shtetit, duhet të jemi të gjithë unik pozitë dhe opozitë, interesi i shtetit duhet të jetë mbi interesat individuale e partiake.

“Është shumë më rendësi që diplomacia e Kosovës të bëjë hapa të duhur në përmirësimin e reitingut të saj në arenën diplomatike ndërkombëtare, si dhe në bashkëpunimin sa më të ngushtë më miqtë tanë ndërkombëtar e në veçanti me nunin e pavarësisë së shtetit tonë - SHBA-at. Në ketë situate thuajse është alarmante shkaku i pandemisë me përmasa globale, dhe kur kemi të bëjmë me probleme jetike për vendin, si është situata me pandeminë si dhe veprimet tjera politike që kanë të bëjnë me sigurinë dhe të ardhmen e shtetit, të gjithë duhet të jemi unik pozite dhe opozite, interesi i shtetit duhet të jetë mbi interesat individuale e partiake”, u shpreh ai.

Sipas tij për ti tejkaluar këto sfida që janë jetike për shtetin zgjidhja më e mirë do të kishte me qenë një qeveri gjithëpërfshirëse, e cila kishte me i avancuar dhe forcuar pozitën tonë dialoguese.

“Ne si AKR, gjithmonë kemi qenë konstruktiv dhe kemi vepruar institucionalisht duke e pasur primar interesin e përgjithshëm shtetëror. Në ketë kontekst Presidenti i jonë Z. Behgjet Pacolli, shumë herë ka deklaruar dhe ka apeluar te të gjitha subjektet politike dhe liderët e Kosovës që të jemi unik në tejkalimin e situatës se krijuar nga pandemia, por edhe shtyrjen e proceseve përpara, sidomos bisedimeve me shtetin fqinj Serbinë për arritjen e një marrëveshjeje që do ta zgjidhte njëherë e përgjithmonë problemin shekullor shqiptaro-serb. Për ti tejkaluar të gjitha këto sfida që janë jetike për shtetin, zgjidhja më e mire kishte me qenë një qeveri gjithëpërfshirëse, e cila kishte me i avancuar dhe forcuar pozitën tone dialoguese”, ka thënë Makolli

Ai më pas ka thënë se çdo iniciative apo hap që ndermirët duhet të analizohet në detaje, të jetë në koordinim me miqtë tanë, si dhe të kontribuoje për zgjidhjen e të gjitha problemeve që na preokupojnë.

“Kërkojmë nga të gjithë që të jemi unik dhe të kontribuojmë për zgjidhjen e të gjitha problemeve qe na shfaqen, duke e përkrah çdo hap të duhur që është adekuat për situatën dhe momentin. Në situatën që ndodhemi, çdo veprim për të përfituar poena politike, shkon në dëme te shtetit”, ka përfunduar Vesel Makolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat