​Formohet komisioni hetimor për hidrocentralet

Aktuale

​Formohet komisioni hetimor për hidrocentralet

Më: 14 gusht 2020 Në ora: 18:30
Haxhi Avdyli

Kuvendi i Kosovës në seancën e sotme plenare ka formuar komisionin hetimor mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve në Republikën e Kosovës.

Iniciuesi i komisionit hetimor, Haxhi Avdyli tha se me anë të kësaj do të hetohet keqpërdorimet e mundshme për lejet e hidrocentraleve.

Avdyli: Të hetojmë dhe zbulojmë keqpërdorimin e ndryshme për lejet e hidrocentraleve

“Të zbulojmë edhe më shumë, të hetojmë bazën ligjore, rolin dhe përgjegjësinë e keqpërdorimet e ndryshme. Licencimin e tyre nga ZRRE, procesin e aplikimit dhe konfirmimet e pëlqimeve ujore. Lejet e ndërtimit, kushtet e operimit dhe monitorimi i hidrocentraleve, zbatueshmërinë e kritereve mjedisore, pronësore dhe zbatimin e legjislacionit aktual”, tha ai.

Kryetare e këtij komisioni do të jetë deputetja Eliza Hoxha. Ndërsa anëtarë nga PDK-ja do të jetë edhe Bajrush Xhemajli.

Pjesë e këtij komisioni nga VV-ja do të jenë, Shpejtim Bullqi, Artan Abrashi dhe deputetja Zirketa Aliti. Nga LDK-ja, deputeti Visar Hoti, Haxhi Avdyli dhe Besa Gaxheri.

Nga AAK-ja deputetja Teuta Haxhiu, ndërkaq nga grupi 6+ Rasim Demiri dhe një deputet i Listës Serbe.

Ky komision ka mandat tre muaj dhe më pas të sjell raportin në Kuvend./E.Zeqiri 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat