​Murati: Projektligji për rimëkëmbje nuk i ndihmon ekonomisë

Aktuale

​Murati: Projektligji për rimëkëmbje nuk i ndihmon ekonomisë

Më: 14 gusht 2020 Në ora: 18:30
Hekuran Murati

Lëvizja Vetëvendosje nuk do të përkrahë projektligjin për rimëkëmbje ekonomike.

Deputeti Hekuran Murati në seancën e sotme plenare paraqiti kritika ndaj projektligjit për të cilin tha se ka mangësi dhe nuk i ndihmon ekonomisë.

Ai tha se as tërheqja e dhjetë përqindishit nuk i ndihmon atyre që kanë nevojë, pasi pjesa e madhe e tyre nuk kanë të hyra në këtë fond pensional.

Murati: Të vetmit që do të përfitojnë aty janë kryesisht ata të cilët kanë të hyra të rregullta

“Sa i përket Trustit e kam theksuar edhe më herët të vetmit që do të përfitojnë aty janë kryesisht ata të cilët kanë të hyra të rregullta, kontrata dhe paga pak më të larta se mesatarja. Pjesa më e prekur nga kriza ekonomike nuk do të ndihmohet. Ne nuk jemi kundër që të ndihmohet edhe ata që nuk e kanë patjetër, por prioritetit duhet të jetë tek ata që nuk kanë fare pare në trust”, tha ai.

Krahas kësaj ai tha se edhe ulja e TVSH-së për bizneset nuk ka synim për ruajtjen e punësimit në këtë sektor.

Murati: Me uljen e TVSh-së nuk garantohet ruajtja e punësimit në gastronomi

“Krejt çka ka këtu është një ulje e tvsh-së për bizneset të cilat e kanë pasur lobin pak më të fortë. Edhe kjo megjithatë nuk është zgjidhje, nëse synimi ka qenë që të rritet kërkesa në këtë sektor kjo nuk arrihet. Me uljen e tvsh-së nuk garantohet që do të ketë ulje të çmime e si rezultat të rritet edhe sasia e kërkuar për këto shërbime. Nëse nën anën tjetër, ka qenë ruajta e punësimit në këtë sektor që do të ishte primar në këtë rast, të ndihmohen kamerierët kryesisht as ajo nuk arrihet”, tha ai.

Derisa paraqiti kritika edhe për marrjen e 100 milionë eurove nga AKP, pasi tha nuk dihet çfarë dedikimi do të kenë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat